Lezhë, fizioterapi pa pagesë për fëmijët me aftësi të kufizuar

Fëmijët me aftësi të kufizuar në qytetin e Lezhës do tu ofrohet shërbimi i fizioterapise falas. Ky shërbim i munguar për këtë kategori fëmijësh është mundësuar nga një qënder private, e cila ka dhënë mbështetjen e saj për të qëne me prane nevojave qe kane frekuentuesit e kesaj qendre.Mbeshtetesja dhe donatoria e dhurimit të këtij shërbimi në Lezhë, Izabela Tushaj, ka deklaruar se kontributi i secilit pjestar të komunitetit ndaj këtyre fëmijeve shmang veshtirësitë që ata hasin cdo ditë në jetën e tyre.E pranishme ne kete sipermarrje per femijet me aftesi te kufizuar, Drejtoresha e Sherbimit Social Shteteror, Kozeta Mesiti, ka bere te ditur se sigurimi i fizioterapise për këtë kategori dëshmon vlersimin mbi nevojat specifike që kanë këta fëmijë.Prindërit e fëmijëve kanë falenderuar për sherbimin, sepse lehtëson jetesën e të vegjëlve.