Rezultonte i zhdukur prej tre ditësh, gjendet i vrarë 23-vjeçari

Pas tre ditësh i zhdukur, është gjetur i vrarë poshtë një ure një 23 vjecar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mat, ku është gjetur kufoma e shtetasit Fatjon Barmetaj 23-vjeçi, cili rezultonte i zhdukur prej tre ditësh.Sipas policisë së Matit, kufoma e 23-vjeçarit u gjet pranë urës së Hasit pranë një karburanti, ku 23-vjeçari është vrarë dhe më pas është groposur pranë urës.Familjarët bëjnë me dije se 23-vjeçari nuk u kthye në shtëpi pasi la turnin si kamarier në një lokal, tre ditë më parë.Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi të rëndë.