Lagarde për Greqinë: Eurozona të faktojë mbështetjen për reduktimin e borxhit
Një marrëveshje midis kreditorëve për Greqisë për të reduktuar borxhin duhet të jetë e rrënjosur në realitet dhe jo në dëshira. Kjo është deklarata e shefes së FMN-së, Christine Lagarde, në një intervistë për Reuters.Lagarde tha se kërkohet një zgjidhje e përhershme për borxhet e Greqisë për të shmangur pasigurinë e zgjatur dhe dëmtimin e mëtejshëm të ekonomisë greke. Shefja e FMN-së thotë se vendet e Eurozonës duhet të dërgojë një sinjal të fortë se ata mbesin të përkushtuar ndaj Greqisë, duke rënë dakord për të reduktuar borxhin e Athinës."Unë jam gjithmonë duke u përpjekur të jem konstruktive. ne duhet të krijojmë dhe të miratojmë një plan për Greqinë, që sot të jetë i fortë e bindës dhe nesër të jetë i qëndrueshëm, një plan që të bazohet në realitet dhe jo në dëshira.Qëllimi i dytë është të ruajmë integritetin, besueshmërinë dhe cilësinë e këshillave që japim, që t'i afrojmë ato tek evropianët pasi kjo është në interesat e tyre", theksoi Lagarde.Sa i përket përplasjes me kreun e eurogrupit Jean-Claude Juncker, Lagarde thotë se tregjet duan një zgjidhje jo për një afat të mesëm, por për një afat të gjatë për Greqinë."Dhe kjo është ajo që ne duhet të përqëndrohemi " thekosn shefja e FMN-së.Fondi Monetar Ndërkombëtar këmbëngul për reduktimin e borxhit grek në 120% të PBB-së në vitin 2020, ndërsa BE-ja kundërvihet për të shtyrë në vitin 2022, reduktimin e borxhit grek.Grindjet ndërmjet kreditorëve po shkaktojënë dëme më ekonominë greke dhe tregjet nuk besoj se Athina ka mbështetjen e Europës dhe angazhimin e FMN-së për shpëtim.