Anëtarësimi në BERZH, Selimi: Rezultat i dialogut me Serbinë
Anëtarësimi i Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ardhur si rezultat i dialogut me Serbinë dhe plotësimit të kritereve të Kopenhagës.Sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, Kosova edhe më herët ka marrë premtime përmes dialogut me Serbinë do të përfitojë edhe marrëdhënie kontraktuale me BE-në.“Pa dyshim se anëtarësia e Kosovës në BERZh është edhe rezultat i qasjes së Republikës së Kosovës në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës dhe angazhim serioz në dialog. Neve na është thënë edhe më herët gjatë vitit se Kosova në dialog do të përfitojë marrëdhënie kontraktuale, do të përfitojë thellim të procesit të anëtarësisë së Kosovës në BE dhe anëtarësia e Kosovës në BERZh. Pa dyshim se është edhe rezultat i angazhimit të sinqertë dhe konstruktiv të Kosovës në dialogun me fqinjët tanë”, ka thënë ai.Sipas Selimit anëtarësimi i Kosovës në BERZH ishte betejë e gjatë dhe e vështirë për qeverinë kosovare.Pas njoftimit nga BERZH kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka urdhëruar krijimin e një komiteti ndërministror dhe ndërinstitucional, i cili do të kujdeset që bizneset dhe projektet investuese në Kosovë të kenë informata të sakta dhe të qarta për mënyrën e financimit të projekteve nga BERZH.