Edi Paloka zgjidhet kryetar i grupit të PD-së, Basha: Do jemi një opozitë e fortë

Parlamentarët demokratë kanë zgjedhur Edi Palokën si kryetar të grupit parlamentar të partisë dhe Eduard Halimin si nënkryetar të grupit.Në mbledhjen e grupit, e para kjo për këtë sesion parlamentar, është zgjedhur edhe zëdhënësja e grupit Jorida Tabaku dhe sekretari Gent Strazimiri, ndërsa është propozuar për nënkryetar të Parlamentit Edmond Spaho.Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e grupit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vlerësuar punën e bërë në këto 8 vjet nga qeveria e djathtë me në krye kryeministrin Sali Berisha.Basha ka përmendur disa nga reformat e bëra gjatë qeverisjes së djathtë si antarësimi në NATO, MSA dhe rrugën që ka bërë Shqipëria drejt Bashkimit Europian.“Qeveria Berisha është dhe do të mbetet një histori e pakrahasueshme suksesi. Ata që kanë ardhur sot në pushtet do të duhet t`i bëjnë llogaritë dhe bilancin e saj. Jam krenar që kam qënë pjesë e kësaj qeverie” tha Basha.