Rama takim me ambasadorin Sequi: S’do lëmë trenin e Evropës të na ikë

Vizita në Bruksel, takimi me përfaqesuesit më të lartë të institucioneve europiane dhe integrimi I vendit në Bashkimin Europian kanë qënë në fokus të takimit të sotëm mes amabsadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe kreut të PS-së dhe kryeministrin e zgjedhur Edi Rama.Në një prononcim për mediat pas takimit, Rama është shprehur se qeveria e re do të angazhohet plotësisht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.“Takimi ishte në kuadër të vizitës së ardhshme në Bruksel, ku do të diskutojmë për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian në funksion të një Shqipërie që duhet të jetë anëtare e denjë e Bashkimit Europian por edhe një vend me mundësitë e duhura për të gjithë shqiptarët që të ndihen zot në vendin e tyre” tha Rama.Rama ka shtuar se ky është një moment shumë I rëndësishëm që duhet të shfrytëzohet sa më mirë që vendi të integrohet në Bashkimin Europian“Të mos e lëmë që treni i Europës të largohet, por për ta kapur një orë e më parë atë” tha Rama, duke shtuar se është diskutuar edhe për një proces të brendshëm në institucionet e shtetit duke filluar nga ministritë.Sequi: Mbështetje të plotë në rrugëtimin progresiv drejt BE-sëNdërsa nga ana e tij, ambasadori i BE-së Ettore Sequi e cilësoi takimin me kryeministrin e zgjedhur Edi Rama si mjaft të frytshëm.“Pata mundësinë ti prezantoja kryeministrit të zgjedhur takimet qe do të bëhen në Bruksel me shefat përkatës, Barroso, Shultz, Ashton dhe komisionerin Fyle. Vizitë shumë e rëndësishme dhe ne jemi shumë të lumtur që kjo është një nga vizitat që Rama do të bëjë jashtë Shqipërie, provë që i jep qeveria e re e vendit procesit të integrimit të vendit” tha ambasadori.Ambasadori Sequi theksoi më tej se është informuar nga Rama për angazhimin e qeverisë së re për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian ndërsa ka shprehur edhe mbështetjen e plotë të BE-së në këtë rrugëtim progresiv të Shqipërisë.“Ne kemi besim që me këtë angazhim do të kemi mundësi që të ecet përpara në mënyrën e duhur dhe jemi të vendosur që të luakkmë një rol për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim.  Dita e sotme është shumë e rëndësishme, Kuvendi do të ketë seancën e parë dhe qeveria e re do të fillojë punën. Ne besojmë që integrimi është prioritet për qeverinë, kombëtar sepse i shërben interesave të popullit shqiptar që meritojnë ato të mira që rrjedhin nga BE” tha ai.