PD e LSI zgjedhin krerët e grupeve parlamentare

Dita e sotme do të jetë e ngjeshur me aktivitete të politikës.Parlamentarët demokratë mblidhen për herë të parë sot, vetëm pak orë para seancës së parë të legjislaturës së re për të zgjedhur kreun e grupit parlamentar të PD-së.Emri më lakuar deri tani për kreun e grupit parlamentar të PD-së, tashmë në opozitë është ai i Edi Palokës.Demokratët janë shprehur se do të jenë një zë i fuqishëm në parlamentin e ardhshëm dhe do të bëjnë një opozitë të vërtetë përballë mazhorancës së majtë.Ndërkaq në këtë mbledhje pritet të vendoset edhe për pozicionet e tjera të deputetëve demokratë në parlamentin e ardhshëm të drejtuar nga e majta.Gjithashtu, rreth orës 17:00 LSI-ja mbledh Kryesinë për të zgjedhur kreun e grupit, dhe emrat më të lakuar në garë janë Petrit Vasili, dhe Luan Rama.