Vrasje në Durrës dhe Sarandë, viktimat janë një 28-vjeçar dhe një 82-vjeçar
Dy vrasje me armë zjarri janë shënuar në harkun e pak orëve. Në fshatin Radë të Bashkisë Manzë në qarkun e Durrësit është vrarë me armë zjarri një 28-vjeçar,ndërsa në fshatin Shëndre të Sarandës një 82-vjeçar. Viktima e krimit të shënuar në Durrës raportohet se është shtetasi Festim Lamaj.Ky i fundit është qëlluar disa herë me kallashnikov, ndërsa shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë që kanë nisur hetimet për krimin. Ndërsa krimi në Shëndre të Sarandës ka ndodhur pas një debati mes dy të moshuarish për një kullotë. Në debat e sipër Sokrat Shito ka qëlluar Jorgo Kurtin, rreth 82-vjeç. Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë që kanë arrestuar autorin e vrasjes.