Sesioni i ri parlamentar, Berisha: Ja pse refuzoj të hap punimet e Kuvendit
Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, Kryeministri në ikje Sali Berisha ka shpjeguar dhe arsyet e refuzimit të tij për të drejtuar këtë seancë të parë, që me rregulloren e parlamentit i takonte atij ta drejtonte mbledhjen e së hënës. Përmes rrjetit social facebook, Kryeministri në vijim edhe të deklaratës së tij të mëparshme lidhur me këtë çështje, thekson se ai refuzon të hapë punimet për Kuvendin e ri jo nga fakti i kalimit në opozitë pas humbjeve të zgjedhjeve të 23 qershorit, por sepse sipas tij mazhoranca e Piktorit eshte ngritur mbi mashtrimin, krimin dhe parate e droges.“Une refuzoj te hap neser punimet e Kuvendit. Mazhoranca e Piktorit eshte ngritur mbi mashtrimin, krimin, parate e droges!Te dashur miq, une dua t'ju sqaroj pse refuzoj te hap neser punimet e Kuvendit te ri. Kjo nuk ka asnje lidhje me faktin se ne kaluam ne opozite. Por sepse kjo mazhorance erdhi ne pushtet me mashtrime antiglobaliste si ato te Papandreut ne Greqi. Papandreu mashtroi greket duke iu deklaruar se "parate jane por duhet te jemi ne" pra duhet te me votoni mua per te dale nga kriza. Miku i tij ne Shqiperi, Piktori i deshtuar, duke perdorur si deshmitar te rreme Ilir Meten, iu premtoi shqiptareve se sherbimi shendetesor do te jete falas pa kontribute, legalizimet do behen falas, çmimet do ulen per te gjitha ushqimet dhe energjine per te gjithe shqiptaret, taksat do ulen per 95 % te shqiptareve, do te krijoje 300.000 vende pune dhe te perndjekurit do ti demshperbleje brenda dy viteve, madje me 25 euro per diten e vuajtjes. Por per te arritur keto duhet te me votoni” shkruan Berisha.Teksa hedh paralele mes kryeministrit te ardhshëm Edi Rama dhe ish-kryeministrit grek Papandreu lidhur me mënyrën e ardhjes në pushtet, Berisha parashikon po ashtu të njëjtën mënyrë qeverisje, sikundër dhe të njëjtin “fund”.“Dy vjet pas mega mashtrimeve, Papandreu zhyti shume thelle Greqine ne krize ndaj dhe qytetaret i prene bileten dhe ai u zhduk. Se shpejti me siguri kjo do ndodhe edhe me Edi Ramen ne Shqiperi. Kjo mazhorance nuk qendron sepse eshte ngritur mbi mega mashtrimin, parate e droges dhe krimit te organizuar” përfundon Berisha.Legjislatura e re parlamentare pritet të çelet këtë të Hënë në orën 18:00. Pak javë pasi Kreu i Shtetit dekretoi këtë datë për fillimin e legjislaturës së re, që përkon vetëm me dy ditë pas mbarimit të mandatit të kësaj mazhorance, në ambjentet e Parlamentit të Shqipërisë po bëhen rregullimet e fundit për këtë seancë.Fillimi i legjisltaturës së re ka përcaktime të qarta ligjore në rregulloren e Kuvendit. Që në nenin 1 të kësaj rregulloreje parashikohen hapat që ndiqen për seancën e parë të një legjislature, ku sipas përcaktimeve thuhet se “Mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë.Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. Dhe në këtë rast parashikohet që kjo seancë të drejtohet nga deputeti socialist Namik Dokle, pas refuzimit nga Kryeministri në largim Sali Berisha.