Aksident në Durrës, mjeti përplas për vdekje kalimtaren, në pranga autori

Një e moshuar është përplasur për vdekje nga një automjet mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së plazhit në Durrës, ku 77-vjeçarja Zyra Dushku, teksa kalonte rrugën, është përplasur nga një një fuoristradë "Mitsubishi" me targa AA 865 EC.Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuaren, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Në vendngjarje kanë mbërritur mejëherë forcat e policisë, të cilët kanë bërë edhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, Ardi Braci 21 vjeç nga qyteti i Gramshit. Nga ana e bluve kanë nisur hetimEt për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.