Burgaj pret drejtorin e SOCA-s, Hudley GILL
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, sot, priti në një takim Hudley GILL, Drejtori Rajonal i Agjensisë Britanike SOCA-s, (Agjensia kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda).Në fokus të këtij takimi ndërmjet Burgaj dhe Gill ishte bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe SOCA-s, arritjet e deritanishme në kuadër të këtij bashkëpunimi, si dhe intensifikimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve, të cilat aktualisht janë shumë të mira.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, falenderoi përfaqësuesin e SOCA-s për kontributin e vazhdueshëm të dhënë për Policinë e Shtetit, në mënyrë të veçantë për Policinë Shkencore, ku falë përcaktimit të ADN-së është mundësuar zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjeve të rënda kriminale.Përmirësimi i vazhdueshëm i pajisjeve teknologjike është i rëndësishëm për të qenë sa më efikas në luftën kundër krimit, evidentoi Burgaj.Po ashtu gjatë takimit Burgaj bëri një ekspoze të rezultateve shumë të mira të arritura nga Policia e Shtetit, falë përdorimit të mjeteve dhe pajisjeve teknologjike bashkëkohore që ka në përdorim, sidomos në luftën kundër trafikut të drogës, trafiqeve të paligjshme, si dhe krimeve kibernetike.Nga ana e Tij, Drejtori Rajonal i SOCA-s, Hudley GILL, evidentoi nivelin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe SOCA-s, duke i cilësuar këto marrëdhënie shumë të mira.Në përfundim të takimit Z. Burgaj dhe Z. Gill ndanë të njëjtin mendim se agjensitë e zbatimit të ligjit kanë të njëjtën gjuhë, që është gjuha e zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre është thelbësor në luftën ndaj krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në mënyrë të veçantë.