Braçe, akuzon presidentin për dekretimin e ministrave: Agresion ndaj maxhorancës së re
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, akuzoi sot Presidentin e Republikës, Bujar Nishani se po hyn në një rrugë antikushtetuese dhe tërësisht politike. Duke iu referuar disa deklarimeve të kreut të shtetit, lidhur me dekretimin e kryeministrit dhe ministrave të rinj, Braçe shprehet se Nishani me vetëdije po del nga korniza kushtetuese.“Kryeministrin do ta dekretoj menjëherë por për ministrat do të pyesë SHISH”- citon Braçe Presidentin e Republikës.”Sipas Braçes, në Kushtetutë nuk parashihet në asnjë nen e germë ky veprim i tij për t’ju drejtuar SHIK-ut. E gjithë kjo, për Braçen është një agresion i ri ndaj maxhorancës së re të krijuar nga vota e 1 milion shqiptarëve.“Një agresion i ri ndaj maxhorancës së re të krijuar nga vota e 1 milion shqiptarëve; antikushtetues, antiligjore me qëllime të mirëfillta politike. Presidenti i Republikës duhet të kuptojë njëherë e mirë se me 23 qershor shqiptarët mundën edhe atë! Ai ka qenë pjesë e kësaj qeverie që po ikën dhe në Presidencë u soll njësoj si një ministër plotësues i saj!”- shkruan Braçe në Facebook.