Aksidenti i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, arrestohen 2 drejtuesit e mjeteve
Policia e Fierit ka arrestuar autorët e aksidentit të rëndë të ndodhur dje në aksin rrugor Levan-Tepelenë ku gjetën vdekjen nënë e bir dhe u plagosën rëndë 6 persona të tjerë.Në një konferencë për shtyp, policia e Fierit theksoi se janë arrestuar në flagrancë, Jetnor Muçaj i cili humbi në aksident bashkëshorten dhe djalin 2-vjeçar dhe drejtuesi i zetorit, Qazim Banaj, pasi ishte duke drejtuar pa leje mjetin.Muçaj akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi duke drejtuar automjetin tip fuoristradë, ku po udhëtonte bashkë me familjen e tij, shkaktoi aksidentin ku vdiqën gruaja dhe djali i tij.Ngjarja e rëndë u shënua dje, në aksin Levan-Tepelenë ku një automjet, në të cilin udhëtonte një familje e përbërë me 4 pjesëtarë u përplas me një zetor, në të cilin udhëtonin po 4 persona.Nga ky aksident humbën jetën gruaja e Jetnor Muçaj, Adelina dhe djali i tyre, D. Muçaj, 2 vjeç e gjysmë ndërsa të plagosur mbetën drejtuesi i mjetit, Jetnor Muçaj, vajza e tij 12 vjeçe, M. Muçaj, si dhe 4 personat që udhëtonin me zetor.