Fundjava në Durrës e mbushur me pushues

Bregdeti i Durrësit ofronte sot pothuajse të njëjtën panoramë të ditëve të nxehta të verës edhe pse jemi në fund të 10-ditëshit të parë të Shtatorit.  Temperaturat e larta por edhe çmimet e ulta që ofron në këtë periudhë janë shfrytëzuar nga pushues të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova.Ndonëse zyrtarisht sezoni turistik mund të konsiderohet i përfunduar, kjo fundjavë e ka gjetur bregdetin e Durrësit të populluar me pushues. Kushtet ideale klimaterike, por dhe çmimet e ulta i kanë favorizuar pushuesit që po frekuntojnë plazhet e qytetit bregdetar, ku gjithsesi nuk mungon dhe problematika .Sipas parashikimeve meteorologjike, Shtatori do të vazhojë të ketë kushte ideale për pushime dhe një shans më shumë për të gjithë ata të cilët e kanë marrë lejen në Shtator apo që kanë mundësi në fundjavë të pushojnë pranë bregdetit të Durrësit.