Alarm fals për atentat në Tiranë, bombël gazi pranë banesës së policit

Një bombël gazi, që dyshohet se ka qenë e lidhur me një detonator, është gjetur pranë banesës së një punonjësi të policisë, në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në në rrugën Irfan Tomini, në Tiranë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë izoluar bombulën dhe kanë larguar banorët nga zona përreth.Sipas të dhënave të deritanishme ende nuk bëhet i ditur emri i punonjësit të policisë, në banesën e të cilit është vendosur bombula.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e lëndëve plasëse, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.