Uran Butka, libër për lëvizjet anti-komuniste

Në gamën e gjerë të librave të lëvizjeve anti-komuniste i shtohet edhe një tjetër botim, i cili ka në fokus këto lëvizje të ndodhura kryesisht në Shqipërinë e veriut.Historiani i njohur Uran Butka me këtë botim ka dashur ti japë lexuesit të vërtetën e disa kryengritjeve si ajo e Postribës, Malësisë së Madhe dhe Zhapokikës. Butka në fjalën e tij u shpreh se këto kryengritje janë frymëzuar nga liria dhe idetë perëndimore.Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit shprehet se faktet e këtij libri duhet të jenë në tekstet shkollore për të njohur të vërtetën pasi propaganda komuniste për 50 vjet arriti ti njollosë.Në ceremoninë e botimit merrnin pjesë edhe familjarët e të rënëve gjatë kryengritjeve anti-komuniste.