Pogradec, fëmijët e fshatit Leshnicë pa shkollë, godina e rrënuar

Këtë vit shkollor rreth 150 fëmijë të fshatit Leshnicë në rrethin e Pogradecit, nuk do të mund të shkojnë në kopësht apo të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Kjo për arsye se godina, e cila funksionon si kopësht dhe si shkollë nuk përmbush as kushtet më minimale për zhvillimin e mësimit nga ana e këtyre nxënësve.Prej shume vitesh, mbi këtë godinë të kthyer tashmë në fantazëm, nuk ka investuar askush, dhe asnjë njeri nuk është interesuar se në këtë godinë mësojnë fëmijët më të vegjël të fshatit, apo se ata nuk kanë asnjëlloj mundësie për tu arsimuar.Sipas kryetarit të komunës Cerravë, Reshit Fraholli, pavarësishtë se Komuna i ka paraqitur Ministrisë së Arsimit një projekt për rikonstruksionin e kësaj shkolle, deri më sot asgjë nuk ka ndodhur.Nga viti në vit situata në këtë godinë agravohej edhe më tepër, derisa edhe vetë prindërit e fëmijëve nuk po i dërgonin më ata në mësim, nga frika e ndonjë sëmundje apo ndonjë aksidenti për shkak se këtu asgjë nuk është e sigurt.Ky kopësht është mbyllur prej 1 viti, pavarësisht se u premtua nga ana e zyrës arsimore Pogradec, se do të niste restaurimi i saj me qëllim që ky vit shkollor t’i gjente fëmijët në një godinë të re, diçka e tillë nuk ndodhi.