Berisha në “Facebook”: Nisin themelet e Tiranës së shekullit të 21, Bulevardi i Ri!
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, me anë të një postimi të tij në rrjetin social “Facebook”, ka përshëndetur fillimin e punimeve të Bulevardit të ri të Tiranës.Sipas Berishës, bulevardi i ri do të zhvillojë gjysmën e braktisur dhe të “paralizuar” prej mëse 80 vitesh të Tiranës, madje i jep kryeqytetit pamjen e një metropoli evropian dhe garanton një përmirësim të madh të trafikut, gjelbërimit, tregut dhe punësimit.Berisha në postimin e tij në “Facebook” ka dhënë detaje për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, duke shkruar se Buluevardi i ri lidh Tiranën me Paskuqanin dhe ka një gjerësi rreth 70 m dhe si një korridor i vërtetë ekologjik lidh liqenin artificial me liqenin e Paskuqanit. Ai është vazhdim i bulevardit egzistues të ndërtuar 80 vite më parë sipas idesë së arkitektit gjenial Brasini dhe projektit të një grupi arkitektësh të udhëhequr nga Florestano Di Fausto.“Bulevardi i Ri, projekt i studios se famshme Grimshaw, krijon mijëra e mijëra vende pune, i jep kryeqytetit pamjen e një metropoli modern europian. Sistemimi i lumit të Tiranës e shndërron atë nga një zonë e shëmtuar hedhurinash në një zonë shumë të bukur rekreative.”- vijon Berisha.“Mirënjohje të thellë donatorëve bujarë, autoriteteve të UAE, Katar, Kuvajt, Bashkisë së Tiranës, Kryetarit të saj, studios Grimshaw dhe dhjetëra e dhjetëra ekspertëve të shoqërisë civile për këtë vepër themeluese, monumentale të Tiranës së shekullit të 21-të”- përfundon Berisha postimin e tij.
“Nisin themelet e Tiranës së shekullit të 21, Bulevardi i Ri!Të dashur miq, sot filluan punimet për ndërtimin e Bulevardit të Ri dhe sistemimit rekreativ të lumit të Tiranës, projekt i studios së famshme Grimshaw. Buluevardi i ri lidh Tiranën me Paskuqanin dhe ka një gjerësi rreth 70 m dhe si një korridor i vërtetë ekologjik lidh liqenin artificial me liqenin e Paskuqanit. Ai është vazhdim i bulevardit egzistues të ndërtuar 80 vite më parë sipas idesë së arkitektit gjenial Brasini dhe projektit të një grupi arkitektësh të udhëhequr nga Florestano Di Fausto.Bulevardi i Ri zhvillon gjysmën e braktisur e të "paralizuar " prej mbi 80 vitesh të Tiranës, krijon mijëra e mijëra vende pune, i jep kryeqytetit pamjen e një metropoli modern europian dhe garanton një përmirësim të madh të trafikut, gjelbërimit, tregut dhe punësimit. Sistemimi i lumit të Tiranës e shndërron atë nga një zonë e shëmtuar hedhurinash në një zonë shumë të bukur rekreative.Mirënjohje të thellë donatorëve bujarë, autoriteteve të UAE, Katar, Kuvajt, Bashkisë së Tiranës, Kryetarit të saj, studios Grimshaw dhe dhjetëra e dhjetëra ekspertëve të shoqërisë civile për këtë vepër themeluese, monumentale të Tiranës së shekullit të 21-të. Urime!! Sb”, shkruan Berisha nw “Facebook”.