Mbyllet festivali i filmit në Pogradec, trofeun e "rrëmben" Kroacia

Ka përfunduar edicioni i festivalit të filmit ballkanik dhe kulinarisë në qytetin e Pogradecit. Në 5 ditë maratonë në këtë festival konkuruan 10 shtete të ndryshme të Ballkanit me 50 filma të zhanreve dhe metrazheve  të ndryshme.Është hera e tretë që Pogradeci pret këtë festival i cili përveç filmave audientaca dhe pjesëmarrësit kanë shijuar edhe kuzhinën tradicionale. Sipas presidentit të këtij festivali Mirush Kabashi, edhe këtë vit ky festival ka arritur majat e tij, falë punës së organizatorëve por sigursiht falë edhe publikut artdashës të Pogradecit.Ndërsa për kryetarin e bashkisë Pogradec Artan Shkëmbi ky festival përveçse atakon kulturat Ballkanike promovon edhe turizmin e Pogradecit.Nata e mbrëmshme ka qenë edhe nata finale, ku janë shpërndarë edhe çmimet për filmat më të mirë, ku çmimin e parë e ka rrëmbyer Kroacia për filmin më të mirë të gjatë, çmimin e parë për filmin me metrazh të shkurtër e ka marrë Kosova, ndërsa filmi më i mirë dokumetar Maqedonia.Për aktorin e mirënjohur kosovar Enver Petrovskin dhe skenaristin Naser Shatrolli, fakti që Kosova në këtë edicion rrëmbeu dy çmime,tregon se kinematografia kosovare po rritet.Ne këtë edicion organizatorët ishin munduar të sjellin diçka ndryshe nga dy vitet e kaluar,ndërsa në radhët e pjesëmarrësve ne nuk kanë munguar as figura të njohura të ekranit dhe artit shqiptar,nga i madhi Robert Ndrenika ,Reshat Arbana,Margarita Xhepa,Tinka Kurti, etj.