Shkodër, e zë korenti, humb jetën 27-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2013, 15:18
Rënia në kontakt me korentin ka rezultuar tragjike për një të ri në veri të vendit. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku 27-vjeçari Pjetër Mulliri teksa ka tentuar të rregullojë dritat në shtëpinë e tij pas një defekti, ka rënë në kontakt me shtyllën e tensionit të ulët dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.