Fier, aksident në autostradë, vdes 35 vjeçarja dhe i biri, ndalohen drejtuesit e mjeteve
2 të vdekur dhe 7 persona të tjerë të plagosur, midis tyre dhe dy fëmijë, është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura mbrëmjen e sotme në Fier dhe në kryeqytet.Nënë e bir kanë humbur jetën në një aksident rrugor në autostradën Levan - Tepelenë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Kafaraj, kur fuoristrada me targa AA 089 CG, e drejtuar nga Jetnor Muçaj ka goditur nga pas një mjet tip “Zetor”.Si pasojë e përplasjes, familja prej 4 personash që udhëtonte në fuoristradë është aksidentuar rëndë. Angelina Muçaj 35 vjeçe dhe djali i saj 18 muajsh Donald Muçaj, kanë humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të shumta në trup.E plagosur rëndë ka ngelur vajza Megi Muçaj 12-vjeç, ndërsa kryefamiljari që drejtonte edhe automjetin, Jetnor Muça 40-vjeç, është plagosur lehtë.Shkak i aksidentit mendohet të ketë qënë errësira dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë por edhe e zetorit. Polcia rrugore tha se fuoristrada është përplasur me shpejtësi me zetorin dhe nuk ka tentuar të devijojë veçse pak metra përpara përplasjes.Kjo çon në dyshimin se drejtuesi nuk e ka parë zetorin. Ky i fundit ishte i ngarkuar me bar. Drejtuesi i zetorit, Qazim Banaj udhëtonte sëbashku me dy punëtorë.Të tre personat që ndodheshin në zetor, Qazim Banaj 27-vjeç, Krenar Troka 21-vjeç dhe Ervin Troka 23-vjeç, kanë marrë plagë të lehta.Policia ndaloi drejtuesin e zetorit dhe të fuoristradës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.Familja Muçaj kthehej për në vendbanimin e tyre në Tepelenë .Ndërkohë që në Kryeqytet, në kryqëzimin tek Liqeni i Thatë, një mjet tip “Ford” me targa amerikane ka goditur një çift këmbësorësh.Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Qamil dhe Meliha Xhaferri, përkatësisht 64 dhe 58 vjeç.Ndërkohë drejtuesi i mjetit që ka përplasur dy personat, ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka gjetur automjetin e braktisur dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.Të dy personat e plagosur janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.