Pollo: Bizneset të përshtaten me ndryshimet teknologjike
Teknologjia dhe inovacioni janë një domosdoshmëri për biznesin shqiptar në kohë krize. Kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, e deklaroi këtë fakt gjatë prezantimit të programit për nxitje inovacioni në Europën Juglindore.Vlera e projektit që do të zbatohet kap vlerën e 2 milion USD.Një tjetër projekt për mbështetjen e biznesit shqiptar me teknoligjitë më të reja është prezantuar edhe prej Ambasadës italine. I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i TIK Genc Pollo, deklaroi se çelësi për të ecur para për të gjitha bizneset është rritja e konkurueshmërisë.Ndërkohë që drejtori për investimet italiane në Shqipëri, Francesco Vitulli, u shpreh se pavarësisht krizës, investitorët italianë vijonë të jenë prezent në tregun shqiptar.Pavarësisht krizës ekonomike prezenca e investitorëve italianë në Shqipëri vijon që të jetë thuajse e njëjtë me përpara krizës. Natyrisht që ndërrmarrjet mund të kenë probleme të brendshme, por kjo nuk ka ndikuar në largimin e tyre apo në ardhjen e kompanive në vendin tuaj. Investimet janë pothuajse të njëjta.Ambasada italiane ka dhënë një sërë fondesh për të mbështetur biznesin në vendin tonë.