Porti i Durrësit, Treguesit ekonomikë të të ardhurave në rënie
Duket se efektet e krizës financiare kanë dhënë të tjera shenja edhe në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të mara nga autoritetet doganore në Durrës, referuar këtu edhe statistikave, gjatë muajit Gusht u realizua vetëm 82% e planit të të ardhurave, në një kohë që e njëjta tendencë reflektohet dhe në javën e parë të Shtatorit.Treguesit ekonomikë të të ardhurave, janë në rënie, krahasuar kjo me një vit më parë në të njëjtën periudhë, ndërsa rënie ka dhe në eksportin e mallrave.Burime doganore kanë bërë të dituar gjithashtu se një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë rënie, është edhe periudha e pushimeve, ku një pjesë e biznesit e ka ulur veprimtarinë tregtare. Autoritetet doganore thonë që puna dhe ritmet mund të ndryshojnë gjatë muajve në vazhdim, pasi edhe aktivitetet tregtare marrin një tjetër hov nga muaji Shtator.