Trafikimi i vajrave të përdorura, "Alarm" zbardh skandalin në Ministrinë e Mjedisit

Pas një investigimi të gjatë, emisioni "Alarm" ka arritur të zbulojë shkeljen e hapur të ligjit mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave në lidhje me grumbullimin e diferencuar dhe tratimin e vajrave të përdorur në vendin tonë.Dy vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, "Alarm" ka faktuar se një pjesë e madhe e serviseve në të gjithë vendin e shesin atë, duke bërë shpesh herë edhe pazar me palën e interesuar. Pronarë të furrave të bukës apo kaldajave, pronarë karburantesh apo edhe grupe të tjera interesi, kanë krijuar lidhje të ngushta me pronarët e serviseve, duke siguruar kështu përfitim të ndërsjelltë në shkelje të hapur ligjit, i cili ndalon përdorimin e vajit të përdorur të makinave.Por problem nuk mbetet vetëm tregtimi abuziv tek individë të veçantë në shërbim të bisneseve të tyre. Përmes kamerave të fshehta, emisioni "Alarm" ka faktuar se tashmë ky fenomen është kthyer në një trafik të paligjshëm të kësaj lënde të rrezikshme për mjedisin, por njëkohësisht dhe kancerogjene. Disa prej serviseve tregojnë se një kompani në pronësi të një shtetasi italian bën blerjen e kësaj lënde prej vitesh, duke pranuar kështu dhe marrëdhënien e tyre informale me të.Emisioni "Alarm" në ditët në vazhdim do të publikoj fakte të reja në lidhje me këtë investigim, për të cilat edhe autoritet shtetërore japin alarmin.Për tre ditë me rradhë emisioni “Alarm” ka publikuar fakte reale se si shkelet ligji mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve në të cilin bën pjesë dhe grumbullimi dhe trajtimi i vajrave në vendin tonë. Serviset si pika që bëjnë grumbullimin e kësaj lënde, janë të parët që abuzojnë me të. Edhe pse ligji i ndalon ta tregtojnë vajin e përdorur të makinave, duke i ngarkuar detyrimin ligjor për dhënien e kësaj lënde të rrezikshme për mjedisin vetëm kompanive të licensura, një gjë e tillë nuk ndodh. Pothuajse në çdo servis është e lehtë të blesh me bidona apo edhe me fuçi, kundrejt pagesave të cilat nga një vend në tjetrin ndryshojnë sipas shijes dhe dëshirës së pronarëve.Nga ana tjetër, Ministria e Mjedisit e cila ngarkohet për zbatimin e këtij ligji përmes kompanive që përmbushin kriteret për marrjen e liçenses së kategorisë 3.2.b mashtron përmes dokumenteve zyrtare. Më datë 3-Shtator kjo Ministri në informacionin që i vë në dispozicion gazetarëve të Alarm shkruan se aktualisht në vendin tonë liçencën për mbledhjen e kësaj lënde e zotëron vetëm një kompani që bën grumbullimin e kësaj lënde dhe më pas e eksporton atë për riciklim jashtë vendit. Faktet e reja të zbuluara nga ky investigim hedhin dritë mbi një skandal të kësaj Ministrie, e cila në harkun kohor prej më pak se një viti i ka dhënë dhe hequr plot tre herë këtë liçencë një tjetër kompanie, të cilës vetëm pak ditë para largimit nga qeveria ja aktivizon sërish atë.Ministria e Mjedisit mashtron kështu hapur përmes dokumentave zyrtarë duke fshehur fakte të cilat pas zbardhjes së tyre kërkojnë një përgjigje?Çfarë fshihet pas mashtrimit të kësaj Ministrie me firmë dhe me vulë?