Vjedhja e bagëtive në Lezhë, policia ndalon një 50-vjeçar si të dyshuar
Vjedhja e bagëtive në zonat e Lezhës është kthyer në një shqetësim serioz, çka ka detyruar banorët të kërkojnë ndihmën e organeve të ruajtjes së rendit.Policia e Lezhes ka mundur te vere ne pranga nje 50-vjeçar me banim ne Durres, i cili dyshohet te jete autor i disa vjedhjeve te kryera ne Lezhe. Emri i te ndaluarit nuk eshte bere publik, pasi dyshohet se ai mund te kete qene pjese e vjedhjes te ndodhur ne fshatin Merqi te Lezhes, ku mbeti i vrare ne menyre aksidentale nje 52-vjeçar.Policia ka mbledhur prova te mjaftueshme qe e fajesojne 50-vjeçarin e ndaluar si autor te disa vjedhjeve, ndersa nuk ka pranuar qe te jete implikuar ne ngjarjen e ndodhur ne fshatin Merqi ku mbeti i vrare edhe nje person.Burime nga policia e Lezhes kane bere te ditur se gjate marrjes ne pyetje te te ndaluarit, nuk ka nxjerre asnje emer bashkëpunetori, ndersa ka demtuar edhe telefonin personal, qe ka rezultuar te jete ne emer te nje tjeter personi.Sipas burimeve policore, ka shenja te shumta qe i ndaluari eshte marre me transoportin e bagetive te vjedhura, por mbeten ende te lire bashkpunetoret e tij, pasi dyshohet se ai nuk ka vepruar i vetem.Uniformat blu jane perqendruar kryesisht gjate kesaj periudhe ndaj fenomenit te vjedhjeve, te cilat u kthyen ne nje shqetesim serioz, ku jane perfshire jo vetem adoleshente dhe te rinj, por edhe mosha me te rritura.