Personat me aftësi të kufizuar, kërkohet shërbim në banesë dhe komunitet

Sherbimi ne banese dhe komunitet eshte nje standart i ri qe kerkohet nga institucionet dhe pushteti vendor per personat me aftesi te kufizuar.Drafti i ri eshte prezantuar ne Lezhe nga shoqata "Ndihmoni Jeten", ku jane prezantuar risite dhe veçantite e ketij sherbimi te ri per kete kategori personash. Aferdita Seiti, aktiviste e te drejtave te personave me aftesi te kufizuar ka bere te ditur se ky sherbim i ri i mundesohet kesaj kategorie ne ambjentet ku ata kryejne funksionet jetesore.Ne trajnimin e organizuar kane marre pjese perfaqësues te sherbimit social shteteror ne Lezhe, ata te njesive vendore dhe organizatave te ndryshme qe merren me personat me aftesi te kufizuar.