Sanino: Miratimi i tre ligjeve hap dritën jeshile për statusin
Kur kanë mbetur shumë pak orë nga skadenca e afatit kohor për të kaluar tre ligjet për marrjen e statusit kandidat, një tjetër zë ndërkombëtar zgjon ndërgjegjen e politikës shqiptare, nën mesazhin se Shqipëria ka bërë shumë progres deri tani qe nuk duhet cuar dem.Ka qenë pikërisht drejtori i zgjerimit ne KE, Stefano Saninno, i cili gjatë takimit me kreun e diplomacisë shqiptare Edmond Panariti në Bruksel ka nënvizuar dhe njëherë faktin se miratimi i tre ligjeve hap driten jeshile per statusin dhe për këtë ka shtuar ai, duhen rezultate konkrete dhe te shpejta per zbatimin e rekomandimeve te mbetura.Në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe Ministri Panariti, i cili u ka bërë apel forcave politike per te treguar pergjegjshmeri per marrjen e statusit, i cili sipas tij do te qetesonte klimen politike ne vend.“Forcat politike duhet te kuptojne rendesine e zgjidhjes se situates. Shpresoj ne nje zgjidhje per te miren e vendit” është shprehur Panariti.Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin ministerial mbi nismën Adriatiko-Joniane. Takimi organizohet nga Komisioni Evropian, Komisioneri për Çështjet Rajonale, Johannes Hahn, dhe në të do të marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të Italisë, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Greqisë.Synimi i këtij takimi është diskutimi midis Komisionit Evropian dhe vendeve të këtij rajoni mbi implikimet e mundshme të një strategjie makro-rajonale për rajonin Adriatiko-Jonian. Takimi do të përbëjë një mundësi mjaft të mirë që vendet e këtij rajoni, së bashku me Komisionin Evropian, të diskutojnë për të çuar përpara bashkëpunimin në fusha të tilla si: mbrojtja e mjedisit, transporti, peshkimi etj.