Berisha jep dorëheqjen të hënën, largimi vetëm pak orë para nisjes së Parlamentit

Vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re, Kryeministri në detyrë Sali Berisha pritet ti drejtohet Presidentit të Republikës me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe të kabinetit të kryesuar nga ai. Burime pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur se Shefi i qeverisë do ti drejtohet të hënën paradite Kreut të Shtetit me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa pritet që gjatë 10 ditëve të ardhshme të dekretohet dhe të votohet qeveria e kryesuar nga Edi Rama.Në kushtet kur këto janë proçedura ligjore, në vijim deri në marrjen e pushtetit nga e majta, Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjene fundit të kabinetit qeveritar se do të qëndrojë në detyrë deri në momentin e fundit, pavarësisht dorëheqjes që pritet të miratojë Kreu i Shtetit.Ndërkaq, tashmë kanë dhënë dorëhqjen e tyre të gjithë këshilltarët në Kryeministri dhe të gjithë ata drejtues që mbajnë poste politike në këtë institucion, ndërsa një ditë më parë kryeministri Berisha ka firmosur edhe shkarkimin e dy personave të fundit që i shërbyen gjatë qeverisjes, të shefit të kabinetit Oerd Bylykbashi i cili pritet që të hënën të bëjë betimin si deputet në parlament dhe të zëdhënëses Erla Mëhilli.Në këto kushte mësohet se në të gjitha dyert ku shkruhej emri dhe pozicioni i personave që punuan në këto zyra tashmë janë hequr në Kryeministri për tu lënë vendin pasardhësve të tyre, me emërimet e reja. Në këto kushte, ndërsa kabineti qeveritar mbetet në detyrë deri me ardhjen e qeverisë së kryesuar nga Edi Rama.