“Gjendet” Neritan Tabaku, gjyqtari i Xhakjes merr thirrjen nga akuza
Gjatë kësaj jave priten që Neritan Tabaku të "gjendet" dhe të japë shpjegimet e tij në prokurorinë e Tiranës. Prokuroria pret që keto ditë gjyqtari Neritan Tabaku të paraqitet përballë akuzës për hetimet që janë hapur për llogari të tij.Hetimet për Tabakun po zhvillohen për shpërdorim detyre, për moszbardhje të vendimit për Ilir Xhakjen, gjë e cila shkel ligjin dhe pengon punën e prokurorisë për të apeluar vendimin.Një burim nga prokuroria e kryeqytetit ka konfirmuar se gjyqtari Tabaku ka marrë fletëthirrjen e rradhës dhe me shumë gjasa ai pritet të përballet me prokurorët gjatë kësaj jave.Ndërkohë edhe mbledhja e fundit e KLD u kthye në një arenë diskutimesh për këtë cështje mjaft delikate, ku gjyqtari refuzon ti përgjigjet edhe këtij institucioni.Presidenti Bujar Nishani u shpreh se KLD do të mblidhet posacërisht për cështjen e Neritan Tabakut, ku do të shqyrtohen masat disiplinore ndaj tij. Ndërsa për ministrin e drejtësisë, Eduard Halimi, ky gjyqtar i shmanget në mënyrë të papërgjeshme njoftimit të KLD ashtu edhe të prokurorisë.Gjyqtari Tabaku deri më tani ka refuzuar tre fletëthirrje të prokurorisë së Tiranës. Por pritet që kjo javë të sjellë në Tiranë gjyqtarin që nxori të pafajshem nga akuza per vrasje Ilir Xhakjen, vrasësin e kryekomisar Adem Tahiraj.Tabaku akuzohet për moszbardhjen e nje vendimi, ku Xhakja akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut dhe ky gjyqtari e ka shpallur të pafajshëm. Por për pos kësaj ai mbante vendimin të pazbardhur, duke penguar edhe punën e prokurorisë për të apeluar vendimin.