Këshilla e Fullanit për krizën: Duhen politika të reja ekonomike në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2012, 16:23
Kriza ekonomike kërkon politika të reja ekonomike. Guvernatori, Ardian Fullani, e deklaroi këtë në seminarin e 6 për kërkime në fushën e ekonomisë. Sipas Guvernatorit Fullani tashmë sfida më e madhe është krijimi dhe zbatimi i politikave të reja.Thelbi i prezantimeve të bëra në këtë seminar ka qenë kriza ekonomike, masat dhe efektet. Pjesëmarrës në këtë seminar kanë qenë përfaqësues të bankave nga i gjithë rajoni.