Sequi: Duhen rezultate konkrete për romët

Politikanët duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të kthejnë sytë nga grupet vunerabël sepse autoritetet europiane presin më shumë rezultat në këtë drejtim. Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi tha se me romët duhet të punohet për çështje emergjente si strehim, arsimin dhe për gjithëpërfshirjen për ti shmanmgur nga diskriminimi.Ambasadori nuk dha ultimatum por u kujtoi poltikanëve se 1 nga12 kushtet e integrimit është zbatimi i të drejtave të njeriut dhe shmangia e diskriminimit ku përfshihet edhe ky komunitet."Komuniteti romë është një grup vunerabël i cili ndeshet me mungesën e streeimit si dhe diskriminimit. Sfida për gjithëpërfshirjen është e madhe prandaj u bëjë thirrje lidërve të kthejnë sytë nga kjo kategori dhe të japin rezultate konkrete në këtë drejtim. Ne presim nga faktorët poltikë një plan pune afatëgjatë për gjithëpërfshirjen. Ne jemi të vendosur për të mbështetur financiarisht dhe politikishtë këtë komunitet" tha Sequi.BE ka fincuar projekte të përparshme që kanë arritur në shifrën e 3 milion eurove ndërsa për 2013 , BE do të financoj 1.5 milion  euro për 3 projekte për romët në qytetet Berat, Vlorë dhe Elbasan. Ambasadori ishte i pranishëm në kongresinë e II të rinisë Rome ku u diskutua mbi problemet dhe përpjekjet e këtij komuniteti.