Tre të rinj do drejtojnë zyrën deputetit në Vlorë, Rama: Pushtet për zgjedhësit, jo të zgjedhurit
Kryeministri i ardhshëm dhe njëkohësisht deputet i Vlorës, Edi Rama, ka përcaktuar si filozofi të punës së tij në të ardhmen, përzgjedhjen në bazë të meritës dhe transparencës.
Në çeljen e zyrës së tij në Vlorë Rama ka deklaruar se ai do ti gjendet pranë problemeve të qytetarëve të Vlorës, pavarësisht se do të jetë Kryeministër. Kryesocialisti Rama ka diskutuar në lidhje me këtë edhe me tre të rinjtë që u përzgjodhen midis 252 personave për të punuar në zyrën e tij si deputet.
Vetë të përzgjedhurit vlerësuan mënyrën e konkurimit, si një mundësi që nuk e kishin pasur më parë.

Ndër të tjera Rama ka shpjeguar se zyra e deputetit nuk i mbivendoset asnjë institucioni, por ka si qëllim që të luajë rolin e një zyre ku gjithkush mund të shprehë shqetësimet dhe problemet e tij.