Elbasan, tenton të vetëvritet 38-vjeçarja, hidhet nga ura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paraditës të së mërkurës në Elbasan, pasi një grua ka menduar t’i jape fund jetes duke u hedhur nga ura e lumit Shkumbin, por që fatmirësisht nuk ka humbur jetën.Sipas policise, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, gruaja e cila ishte hedhur mengjesin e sotem eshte Natasha Dauti, 38 vjeçe, nënë e tre femijeve.Nga informacionet paraprake mësohet se 38-vjeçarja eshte nxjerre nga rrjedha e lumit Shkumbin pothuajse e vdekur, fakt i cili pohohet edhe drejtori i zjarfikeses se Elbasanit i cili ka asistuar ne dhenien e ndihmes se pare për shpëtimin e jetës së 38- vjeçares.Prej kohesh Natasha Dauti vuante nga depresioni dhe mjekohej rregullisht me ilaçe anti-depresiv dhe kjo mendohet të jetë edhe arsyeja e cila ka shtyrë t’i jepte fund jetës.Policia po vazhdon hetimin per zbardhjen e plote te ngjarjes se ndodhur mengjesin e sotem ne Elbasan, ndërsa Dauti tashmë po mjekohet në spitalin e Elbasanit.