Bilisht, vodhi 13 mln lekë nga llogaria e klientit, pranga drejtorit të Bankës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2013, 22:41
Drejtori i një filiali të “Raiffeisen Bank” në Bilisht, u arrestua nga policia e Korçës pasi akuzohet për vjedhjen e një shume të konsideruar parash nga llogaria e një klienti të bankës.Arrestimi i B.Topallit u bë mbrëmjen e sotme me kërkesë të Prokurorisë së Korçës dhe vendim të gjykatës së Korçës nën akuzën e vjedhjes.Topalli akuzohet për vjedhjen e 13 milionë lekëve nga llogaria e një klienti të bankës , të cilat i ka përdorur për blerjen e një pasurie të paluajtshme.