Kalaja e Lezhës, rritet numri i vizitorëve të huaj

Interesimi i turisteve te huaj per kalane e Lezhes eshte rritur kete vit. Infrastruktura rrugore ka ndikuar ne shtimin e ketyre turisteve, qe kryesisht vine nga vendet e Europes Juglindore. Nje fakt i tille pohohet nga pergjegjesi i Monumenteve te kultures ne Lezhe, Dede Margjoni, sipas te cilit ky vit ka qene me i veçante persa i perket vizitueshmerise se kalase.Kalaja e Lezhes ka qene nje aset historik shume pak i vizituar per shkak se mungonte infrastruktura rrugore, e po keshtu edhe promovimi i saj. Pamja qe te afrohet nga kodra ku ndodhet kjo kala vlerësohet si mjaft mbreselenese, pasi ne nje veshtrim te shkurter mund te sodisesh çdo plan relievi, qe fatmirësisht ne Lezhe ndodhen prane e prane.Ajo per te cilen ka ende nevoje kalaja e Lezhes eshte promovimi nepermjet agjencive turistike, qe ne fakt nuk eshte realizuar asnjehere. Ndonese eshte theksuar se ne prefekturen e Lezhes operojne 2 zyra turizmi, krahas atyre te vendosura ne çdo njesi vendore, bashkëpunimi i tyre le per te deshiruar, ndersa ne asnje rast ato nuk flasin per turizmin.