Vrasja e shqiptarit në Itali, autorët nga Tirana kapen në aeroport
Janë arrestuar në aeroport ndërsa niseshin drejt Shqipërisë dy vëllezer të cilët dyshohen se kanë ekzekutuar një ditë më parë bashkëkombasin e tyre Sadik Hajderasi.
Mediat italiane japin vetem inicialet e tyre, ndersa kane publikuar edhe foto te dy vellezerve te vene ne pranga përkatësisht 28 dhe 30 vjeç. Vëllezerit shqiptarë janë prangosur në momentin që do te merrnin avionin për tu larguar nga Italia dhe ndodheshin ne aeroport ne Malpensa.
Dyshimet se mund te ishin autore te krimit u bazuan ne faktin se ata kishin hyre ne Itali me date 1 shtator, kishin ndaluar direkt ne Piacensa dhe ne darke kane kryer atentatin ndaj 40 vjeçarit Sadik Hajderasi, e jane perpjekur te largohen brenda 24 oresh.
Tashme ndaj tyre eshte ngritur akuza e vrasjes, ndersa pritet te dorezohen provat per ti mbajtur ata ne qeli. Policet dhe prokuroret e grupit hetimor deklaruan per mediat se viktima ishte pothuajse i panjohur ne Itali, ndersa dyshojne se veç dy vellezerve ne krim jane te perfshire dhe dy persona te tjere, gjithashtu shqiptare, qe jane dhe pritesit e dy vellezerve te arrestuar.
Sipas policise italiane dy vellezerit i jane afruar me nje makine viktimes dhe njeri prej tyre e ka qelluar, ndersa 40- vjeçari ndodhej ne nje bar ne rrugen ‘Kolombo’. Mesohet se ndaj tij u qellua me pistolete me silenciator, ndersa i plagosur mbeti edhe një tjeter shqiptar , 35 vjeçari Artur Kala.