Vlorë, kontrolle të shumta, 250 policë në operacion
Policia e Vlorës ka vijuar serinë e ndalimeve në kuadër të luftës kundër ndërtimeve pa leje, falsifikimit të dokumentave zyrtare, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe shpërdorimit të detyrës. Në këtë mënyrë u bë sekuestrimi i një objekti në ndërtim në oborrin e shkollës “Ali Demi” në vlorë. Ndërkohë që blutë e Vlorë bëjnë me dije se deri tani janë referuar të gjitha materialet proçeduriale për 150 raste për ndërtime pa leje.“Bëjmë me dije se nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë deri tani janë referuar materialet procedurale në Prokurori për 150 raste për "Ndërtime pa leje". Gjithashtu nga këto për 10 raste të referuara për veprat penale "Pastrim të produkteve të veprës penale", "Fallsifikim të dokumentave", "Shpërdorim detyre" dhe "Ndërtim pa leje" pas përfundimit të hetimeve nga policia dhe pas kërkesave të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë Gjykata ka vendosur sekuestrimin e tokave dhe Ndërtimeve të paligjshme të cilat kapin vlerën mbi 30 milion euro” deklaroi policia e Vlorës.Ndërkohë policia ka vijuar planin e kontrollit në bashkëpunim me FNSH Fier, e Forcat Speciale Tirane, duke ngritur postblloqe te te gjitha akset kryesore e dytësore te gjithe qarkut Vlore, kontrolle ne automjete dhe lokale,me objekt kapjen e personave ne kerkim,kapjen e personave me arme pa leje bllokimin e mjeteve pa dokumentacion te rregullt si dhe kunder trafiqeve te paligjshme. Ne te gjithe qarkun mbi 22 pika kontrolli me mbi 250 efektiva pjesmarrese,kjo per te mbajtur ne parametrat maksimal te sigurise publike.