Ekzekutimi i Plarent Canit, pista e hetimit: Trafiku i drogës dhe pazaret e prishura

Trafiku i drogës dhe pazaret e prishura në këtë trafik, është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet për ekzekutimin e 40-vjeçarit Plarent Cani, ekzekutuar një ditë më parë në qytetin e Durresit.Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se është përjashtuar pista e hetimit mbi ndonjë konflikt të mundshëm në fushën e ndertimit, pasi një gjë e tillë është mohuar nga të gjithe personat e shoqeruar ne polici dhe qe kane pasur lidhje te ngushta pune me viktimen. Mesohet se rreth 40 vetë jane shoqeruar ne cilesine e personave qe mund te kene dijeni per ngjarjen.Nga deshmite e mbledhura, vetem ato qe flasin mbi te kaluaren e tij ne shtetin fqinj, kane çuar grupin hetimor ne percaktimin e pistes se hetimit dhe per ta vijuar me tej punen hetimore po kerkohen te dhena nga drejtesia italiane, e cila e kishte denuar me 14 vjet burg per trafik te lendeve narkotike. Ai ishte kthyer nga Italia ne vitin 2007 dhe ngriti më pas biznesin e tij ne fushen e ndertimit.40-vjeçari Plaurent Cani u ekzekutua me 4 plumba, dy në kokë e dy në zemër, ndersa i’u be nje atentat mengjesin e se henes ne nje lokal ne zonen e plazhit ne qytetin bregdetar te Durresit. Ekspertiza tregoi se eshte qelluar nga nje distance e afert prej gati dy metrash, ndersa dyshohet qe krimi te jete kryer nga vrases me pagese.