Mister fati i gomones me 27 klandestinë
Mbetet mister fati i gomones e cila rezulton e zhdukur që prej mbrëmjes së të hënës në Otranto.Pala shqiptare ka ndërprerë kërkimet për gjetjen e gomones e cila dha alarmin SOS, duke kërkuar ndihmë nga salla operative italiane.Rojet bregdetare italiane dhe ato shqiptare që prej dy ditësh kanë vijuar kërkimet në kanalin e Otrantos, për një gomone ku dyshohet se gjenden 27 klandestinë, por kërkimet si nga deti ashtu nga ajri me helikopterë nuk kanë patur rezultat.Sinjalizimi i parë është marrë nga autoritetet italiane, të cilat kanë angazhuar menjëherë mjetet e tyre lundruese si dhe helikopterë. Ndërkohë është njoftuar edhe pala shqiptare, e cila gjithashtu është vënë në lëvizje. Dy mjete të Rojeve bregdetare kanë nisur kërkimet në ujërat shqiptare. Gjatë ditës së djeshme, në operacionet e kërkimit u përfshinë edhe dy helikopterë dhe një anije ushtarake britanike, pjesë e trupave që po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me forcat e ushtrisë shqiptare por asnjë rezultat.Kërkimet nisën kur në datën 2 shtator 2013 në orën 20:50 në kanalin e Otrantos është marrë një sinjal nga një gomone me rreth 27 persona në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë