Zgjedhjet e 1 shtatorit, KQZ: Ende nuk kemi emrat e komisionerëve
Vetëm një ditë para zgjedhjeve të pjesshme të 1 shtatorit partitë politike ende nuk kanë dorëzuar anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit.Shqetësimi është ngritur nga administrata e KQZ në mbledhjen e radhës së këtij institucioni. Përfaqësuesit e subjekteve politike nuk dhanë asnjë përgjigje konkrete në lidhje me këtë problematikë.Ndërkohë Zgjedhjet e pjeshmë të 1 shtatorit do të monitorohen me anë të kamerave të sigurisë në mënyrë që gjithçka të jetë transparente. Ky proçes është përdorur edhe në zgjedhjet pararendëse dhe tashmë KQZ disponon pajisjet kryesore të nevojshme për realizimin e tij.Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në dy komuna, përkatësisht për kryetar në komunën Rrethina qarku Shkodër dhe për kryetar në komunën Dardhas të Qarkut Korçë.