Berisha: Shqipëria dixhitale dhe vend lider në energjinë ujore në rajon, arritjet tona të mëdha
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, me anë të një postimi në faqen e ti zyrtare në rrjetin social “Facebook”, është shprehur në lidhje me vendimet më të rëndësishme që u morrën ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë së tij.Kryeministri ka shkruar se disa nga arritjet më të mëdha të qeverisjes së stij janë Shqipëria dixhitale dhe Shqipëria vend lider në energjinë ujore në rajon.Berisha shprehet se përdorimi nga qytetarët i të gjitha sistemeve dixhitale të qeverisë dhe konçesionet për tre HEC-e të tjera, ishin ndër vendimet e rëndësishme të mbledhjes së qeverisë.
“Të dashur miq, përdorimi nga qytetarët i të gjitha sistemeve dixhitale të qeverisë dhe konçesionet për tre HEC-e të tjera, ishin ndër vendimet e rëndësishme të mbledhjes së qeverisë.Shqipëria dixhitale, Shqipëria vend lider në energjinë ujore në rajon, janë arritjet tona të mëdha! Sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.