Kukës, ngrihet një zyrë "One stop shop" për fëmijët në risk
Problematikat që shoqërojnë fëmijët në qarkun e Kukësit, që nisin që nga mungesa e shërbimeve sociale e deri tek pamundësia e përfshirjes së tyre në sistemin arsimor apo edhe shëndetësor, kanë bërë që Këshilli i Qarkut dhe Observartori për të drejtat e fëmijëve të nisin punën për hapjen e një zyre "One stop Shop" në të cilën do të ofrohen shërbime më të specializuara për fëmijët në risk, me qëllim që edhe ata fëmijë që vijnë nga njësitë e ndryshme vendore të kenë mundësi që të marrin shërbimet e munguara.Hapja e kësaj zyre u bë e ditur gjatë një takimi me të gjithë aktorët lokal të Qarkut Kukës, të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Kjo zyrë do çelet në kuadër të zbatimit të projektit "One Stop Shop", Forcimi i Shërbimeve të Mirëqënies Sociale të Fëmijëve në nivel rajonal, ne përgjigje të implementimit të politikës së përjashtimit social të fëmijëve, projekt i cili do të financohet nga UNICEF dhe do të zbatohet nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës.