Bjeshkët e Tropojës, banorët kërkojnë më shumë investime
E ndodhur ne veri te vendit, Tropoja pa dyshim eshte nje nga qytetet qe te ofron turizmin dimeror ndoshta nga me uniket qe ekzistojne. E njohur tashme per bukurine dhe ujin e kristalte te Valbones,apo bukurine e lugines se saj, natyra i ka falur ketij vendi edhe madheshtine e maleve ,qe nga banoret e kesaj zone quhen ndryshe bjeshket e Tropojes.Kjo mrekulli natyrore ndodhet mbi 2000 metra mbi nivelin e detit dhe natyrisht panorama qe te ofrohet eshte nga me mbreseleneset dhe mbetet gjate ne kujtesen e çdo personi qe viziton apo sodit ato, qe duket sikur natyra i ka qendisur me kujdesin me te madh.Bjeshket e Tropojes gjate stines se pranveres dhe veres shenojne nje numer te larte te banoreve te cilet tashme e kane kthyer ne tradite verimin ne bjeshke, por nuk mungojne edhe turistet e huaj. Pikerisht per kete arsye banoret shprehen se duhet te nderhyet ne permiresimin e infrstuktures dhe ngritjen e nje qendre ambulatore provizore.Klima mjaft e shendetshme,qetesia, gjelberimi e mbi te gjitha ushqimi bio, jane disa nga arsyet pse banoret zgjedhin qe te verojne ne bjeshke, pa harruar ketu edhe bimet medicinale te cilat jane teper kurative per shendetin e njerezve.