Zhdukja e 500 fëmijëve në Greqi, si u trafikuan për organe nga shoqata “Bamirësie”

Lajmi për zhdukjen e mbi 500 fëmijëve shqiptar në Greqi ka rënë si bombë për Tiranën zyrtare megjithëse askush nuk ka ndërrmarrë asnjëherë një hetim për rastet e denoncuara. Hetimi i Athinës zyrtare për këtë çëshjte nxjerrë në pah edhe elementë të frikshëm se këta fëmijë kanë përfunduar në klinikat helene për trafik organesh. Ndërsa elemeni i dytë më skandaloz është fakti se pas këtij trafiku në shumicën e rasteve fshihen shoqata bamirësie fantazmë. Këshilltari ligjore i Avokatit të Popullit, Andi Bala tha se ky institucion ka një trashëgimi letërkëmbimesh, materiale dhe dosje që reflektojnë që para 10 vitesh këtë dyshim trafiku.Në vitin 2004, po nga të vetmet letërkëmbime, thuhet se Komiteti i Helsinkit i ka kërkuar Avokatit të Popullit të Greqisë, që 3 fëmijë, të vetmit që kishin kontakt, të dëshmonin për të ndihmuar organet kopetente për zbardhjen e këtij skandali, por as për këtë hap nuk pati më asnjë informacion.Në rikthim të së njëjtës dosje e cila ka pushuar një dekadë më parë, Avokati i Popullit në Shqipëri, Igli Totozani, në rolin e denoncuesit, sipas kompetencave të këtij insitucioni, i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjgithshme në korrik të 2013-ës, të hetojnë këtë skandal por edhe pse ka kaluar një muaj, ende asnjë përgjigje. Sipas ligjit, Avokati i Popullit ripërsërit kërkesën dhe më pas i drejtohet institucioneve më të larta, si Ekzektutivit.Pak ditë më parë, Ministria greke e Drejtësisë ka kërkuar nisjen e hetimeve  për të mbledhur të dhëna për zhdukjen e mbi 500 fëmijëve shqiptarë, kryesisht fëmijë të komuniteti romë. Shqetësim ky i ngritur në parlamentin grek nga deputetja e së Majtës Demokratike, Maria Gianakou, pas një raporti të publikuar nga Komisioni Kundër Torturave i OKB-së.