Pushime me “një rimbushje”, 50 çiftet që u buzëqeshi fati me Vodafone Club
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2013, 17:42
Vodafone i dhuron 50 çifteve pushime në disa prej plazheve më të bukura të Mesdheut.Fituesit e shorteut Vodafone Club Voyage, në përfundim të pushimeve u shprehen se dhurata e bërë prej kompanisë Vodafone ishte shumë e veçantë. Ata shijuan pushimet e tyre “all inclusive” në destinacione si Ibiza, Antalia, Palma de Majorka si dhe në ishujt grek të Kretës dhe Rodosit.Shorteu i Vodafone përzgjodhi 100 fitues nga të gjithë anëtarët e komunitetit Vodafone Club, të cilët u përzgjodhën përkatësisht në 12 Korrik dhe 9 Gusht. Në këtë short veror morën pjesë të gjithë ata klientë të cilët kryen një rimbushje me të paktën 1 mijë lekë.