Sekuestrohet 50 kg kanabis, po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2013, 08:17
Policia portuale ka sekuestruar 50 kilogram kanabis në portin e Durrësit. Mësohet se sasia e lëndës narkotike u gjet në një automjet i cili po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari. Ndërkaq policia ka ndaluar edhe drejtuesin e mjetit, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se droga kishte si destinacion Italinë. Nga ana e policisë vijonë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të narkotikëve.