Tiranë, plagoset me dy plumba i riu, iu zu pritë pranë shtëpisë

Një të riu i është zënë pritë dhe e kanë qëlluar me dy plumba, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në Allias në kryeqytet.I plagosur ka mbetur shtetasi Erion Çobaj me origjinë nga Puka dhe banues në Allias.Burime të policisë bëjnë me dije se 32-vjeçari është qëlluar me pistoletë teksa kthehej për në banesën e tij në rrugën "Selaudin Zorba", me një motor me targë TR 910 DF.Autori i ka zënë pritë dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë. Për pasojë, Erion Çobaj ka marrë plagë në  këmbë dhe në gjoks, ndërsa autori i krimit ka arritur të largohet në drejtim të zonës së Babrrusë.I plagosuri është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjeksore në qëndrën spitalore "Nënë Tereza" e me pas për një kurim më të specializuar është përcjellë për në Spitalin Ushtarak, për shkak të plagës së rëndë që ka marrë në gjoks. Policia ka identifikuar autorin dhe ka nisur aksionin për kapjen e tij. Ndërkaq po hetohet mbi pistën e një konflikti të vjetër mes të plagosurit dhe autorit.