Bleona Mata sot 9-vjeçe, nëna e saj apel shtetit për ta gjetur

Vogëlushja 9-vjeçare Bleona Mata që është zhdukur në mënyrë misterioze rreth 4 vite më parë në malin e fshatit Zapod, shumë pranë banesës së saj, sot mbush plot 9 vite dhe familjarët e saj ende nuk kanë asnjë gjurmë nëse jeton apo jo.Në këtë ditë të veçantë të familjes, por edhe shumë të dhimbshme, nëna e saj Bukuria thotë se akoma nuk ka asnjë lajm për vendodhjen dhe fatin e vogëlushes së saj. Në këtë përvjetor të 9-të të vogëlushes ajo ka bërë apel që institucionet shtetërore të rikthejnë vëmëndjen ndaj kësaj çështje dhe të punojnë seriozisht për gjetjen e fëmijës së saj. Ajo shton se 5 vajzat kushërira, që e shoqëronin atë pasdite të 22 majit të vitit 2010 e dinë mjaft mirë se kujt i'a kanë dhënë vajzën, por nuk duan të tregojnë të vërtetën.Më 22 maj 2010, Bleona Mata, vajza 6-vjeçare, ndodhej në kullotën e fshatit Zapod dhe me te kane qene pesë vajzat e tjera, te cilat janë marë e rimarë në pyetje, por asnjëra prej tyre nuk ka treguar asnjë gjë nga ajo çfarë vërtetë ka ndodhur atë pasdite kur Bleona u zhduk.Policia, Prokuroria e krimeve të rënda dhe Interpol-i vijojnë kërkimet por asnjë gjurmë e vajzës nuk është gjetur. Pak muaj më parë u ndez një dritë shprese pas arrestimit të një të riu që tentoi të grabiste një fëmijë në po të njëjtën zonë ku dhe Bleona u zhduk, por deri tani ende ekspertët nuk kanë dalë me një konkluzion nëse ky shtetas ka gisht në zhdukjen e Bleona Matës apo jo.