Ndërtesa ushtarake bëhet blu, SHQUP-i gati për “fillimin e ri” të PD-së në Shtator
Pasi u largua tabela që e identifikonte si SHQUP, tani në godinën e re valëvitet flamuri i PD-së, në krahë të flamurit shqiptar, atij të NATO-s dhe atij të BE-së.Armata e ushtarëve është larguar, tani përballesh vetëm me një armatë punonjësish që po punojnë për pastrimin dhe rregullimin e ambjenteve të jashtëm të SHQUP, ndërtesë nga ku do fillojë jeta opozitare e demokratëve. Sistemi i oborrit dhe gjelbërimit po i nënështrohet një ndryshimi total. Për këtë nuk kursehen as prerjet e Pemëve, që më vonë largohen me një automjet të Bashkisë së Tiranës.Me të njëjtin ritëm, po punohet edhe brenda godinës, për rregullimin e zyrave dhe të sallave, tashmë po përfundohet lyerja e ambienteve dhe futja e mobiljeve të zyrave.Mësohet se tashmë ka filluar projekti për sistemin e zyrtarëve të kësaj partie, duke filluar nga kryetari aktual, Lulzim Basha, ish-kreu Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar, nënkryetarët e partisë, sekretariati, etj.Hapësirat nuk do të mungojnë, pasi Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë, ku përfshihet godina dykatëshe dhe ambienti përreth saj, është sa pesëfishi i truallit ku është sot Partia Demokratike .Shtëpia e re duhet të jetë gati para mbledhjes së parë të parlamentit, në 9 Shtator, pasi kjo ditë mund të shënojë dhe rinisjen e debatit, së paku politik, mes PD-së dhe PS-së, pasi maxhoranca e re, është shprehur kundër kalimit të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike.Nga ana tjetër, tek selia e PD-së, të shfaqet një tjetër panorama.Vendimi i dha fund dyshimit se e gjithë vendimarrja kishte si prapaskenë lirimin e truallit mbi të cilin është ngritur godina aktuale e selisë blu dhe vënien e tij në dispozicion të pronarëve. Maxhoranca e re kishte deklaruar se këto prona me këto numra pasurie i përkisnin familjes së gruas së presidentit Bujar Nishani, pra Odeta Nishanit, por si presidenti Nishani edhe Partia Demokratike, e mohuan në vazhdimësi një pretendim të tillë.