Zgjedhjet e 1 Shtatorit në dy Komuna, KQZ: Proçesi në rrezik, nuk ka komisionerë

Partitë politike nuk tregojnë interes për zgjedhjet e pjeshme që do të zhvillohen ditën e dielë, duke vënë në rrezik proçesin.Në mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror Zgjedhor është konstatuar se subjektet politike nuk kanë dërguar ende anëtarë për qendrat e votimit dhe grupet e numërimit. Hysen Osmanaj, i ka bërë apel partive politike të zbatojnë kodin zgjedhor ose në të kundërt do të përballen me penalitete.Gjatë mbledhjes së radhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe vëzhguesit ndërkombëtar që do të vëzhgojnë proçesin gjatë ditës së dielë. Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në dy komuna, përkatësisht për kryetar në komunën Rrethina qarku Shkodër dhe për kryetar në komunën Dardhas të Qarkut Korçë.